Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera të ndryshme të Xhihadit dhe Muxhahidave

Shko poshtë

Vlera të ndryshme të Xhihadit dhe Muxhahidave Empty Vlera të ndryshme të Xhihadit dhe Muxhahidave

Mesazh nga Khattab Mon Apr 05, 2010 1:39 pm

Transmeton Nesaiu Ibni Hibanani dhe Hakimi nga Fadale Bin Ubejt radiallahu anhu se ka dëgjuar Pejgamberin salallahu aleji ve selem. duke thënë: Unë garantoj për atë i cili beson dhe bëhet mysliman dhe bën hixhret, për një shtëpi në fillim të xhennetit dhe për një shtëpi në mes të xhennetit.Unë garantoj për atë i cili beson në mua, bëhet mysliman dhe bën xhihad në rrugë të Allahut,

për një shtëpi në fillim të xhennetit dhe për një shtëpi në mes të xhennetit dhe për një shtëpi në dhomat më të larta të xhennetit. Kush vepron kështu nuk i ka mbet më të kërkoj diç më mirë, nuk i ka mbet më të ik nga e keqja, ai mund të vdes ku të dojë Allahu që të vdes. 1

Transmeton Muslimi nga Ebu Bekri i biri i Ebu Musa El Eshariut i cili thotë: kam dëgjuar babin tim kur ai ishte në prezencë të armikut duke thënë se Pejgamberi salallahu aleji ve selem. ka thënë: Me të vërtetë dyert e xhennetit janë ndër hijet e shpatave.
Një njeri u ngrit dhe i tha: O Ebu Musa ti e ke dëgjuar Pejgamberin salallahu aleji ve selem. duke e thënë këtë?
Ai tha: Po.
Ai u kthye tek shokët e tij dhe u dha selam, pastaj e kthehu këllëfin e shpatës së tij dhe e gjuajti, pastaj eci kah armiku, u ra armiqve me atë shpatë derisa u vra….2

Transmeton Abdullah Bin Mubareku në librin El Xhihad nga Ebi Imran El Xheuni se rasti i cili u përmend më lart ishte gjatë çlirimit të Esfahanit në shtetin e Persisë. Deri sa myslimanët bënin xhihad kundër persianëve në Esfahan, Ebu Musa El Eshariu u ndal që ti nxis për në xhihad dhe të i trimëron për në luftë. 3

Kuptimi i fjalës së tij salallahu aleji ve selem.: Me të vërtetë dyert e xhennetit janë nën hijet e shpatave është se ai i cili e ngrit dorën e tij me shpatë duke u vra në rrugë të Allahut apo ia ngrit shpatën qafirit duke bërë xhihad në rrugë të Allahut, në të dy rastet shpata është ajo e cila i bën hije atij dhe me këtë i afrohet dyerve të xhennetit. Ngase që afër që ai të bëhet shehid dhe të hyjë në xhennet për momentin apo të vonohet dhe të vdes në shtratin e tij dhe të hyjë në xhennet në të ardhmen .
Është e njohur se ai i cili lufton në rrugë të Allahut, ai do të hyjë në Xhenet, pra ky shembull është sjell sikur të jenë dyert e xhennetit nën hijen e shpatave në realitet!!
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah Bin Ebi Eufa se Pejgamberi salallahu aleji ve selem. ka thënë: Dijeni se xhenneti është nën hijen e shpatave. 4


Transmeton Ahmedi Ebu Avane dhe Hakimi nga Abdulla Bin Amri i cili thotë: më tha mua Pejgamberi salallahu aleji ve selem.: A e di grupin e parë i cili do të hyjë në xhennet nga umeti im?
I thash: Allahu dhe i Dërguari i tij janë më të dijshëm.
Ai tha: Ata janë muhaxhirët, do të vijnë ditën e gjykimit deri tek dyert e xhennetit dhe do të kërkojnë të u hapen.
Rojtarët e xhennetit do të pyesin a janë llogaritur?
Ata do të thonë: Për çka të llogaritemi, më të vërtetë shpatat tona ishin në qafat tona në rrugë të Allahut?
Atyre u hapet dera e xhennetit dhe do të strehohen në të katërdhjetë vite para se të hyjnë njerëzit tjerë.5


Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Hurejra nga Pejgamberi salallahu aleji ve selem. se ka thënë: A doni që tu fal Allahu juve dhe të ju fus në xhennet?
Ata than: Po si jo.
Ai tha: Pra luftoni.6


Transmeton Ahmedi dhe Hakimi nga Ubade Bin Samit radiallahu anhu nga Pejgamberit salallahu aleji ve selem. se ka thënë: Luftoni në rrugë të Allahut nga se lufta në rrugë të Allahut i shpëton njerëzit nga brengat dhe mërzitë. 7

Transmeton Bej Hakiju, Ahmedi nga Ibën Mubareku nga Ebu Katade El Ensari i cili ka thënë: Amër Bin Xhemuhi (i cili ishte nga pleqt e ensarëve) ishte topall. Kur Pejgamberi salallahu aleji ve selem. doli në Bedër, Amri u tha bijve të tij: Më nxirni edhe mua në xhihad.
Pejgamberit salallahu aleji ve selem. ia përmendën rastin dhe i treguan se ky person është topall, të njëjtit iu lejua që të mbetet në shtëpi dhe mos të del në luftë.
Kur ishte dita e Uhudit, njerëzit dolën ndërsa ai përsëri u tha bijve të tij që ta nxjerin në luftë…
Ata i thanë: Me të vërtet ty të ka liruar Pejgamberi salallahu aleji ve selem.!
Ai u tha: larg, larg, më penguat nga xhenneti në Bedër a do të më pengoni tani në Uhud?
Ai doli në Uhud, kur njerëzit u takuan përball në mejdan, e pyeti Pejgamberin salallahu aleji ve selem: O i Dërguari Allahut si është puna nëse vritem, a do të shkeli me këmbën time topalle në xhennet ?
Ai salallahu aleji ve selem. tha: Po
Ai tha: Pasha Atë i cili të ka dërguar në hak, do të shkeli me të në xhennet sot nëse do Allahu!
Amri i tha robit të tij i cili quhej Selim të kthehet te familja e vet.
Robi i tij tha se nëse ai vritet me të, ajo do të ishte është më mirë për të!
Ai tha: Atëherë ec para!
Robi sulmoi, luftoi deri sa u vra, pastaj sulmoi ky, luftoi derisa po ashtu edhe ai u vra, Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata. 8

Transmeton Ebu Davudi Tirmidhiu Nesaiu dhe Ibën Maxhe nga Muadh Bin Xhebeli se e kanë ndëgjuar Pejgamberin salallahu aleji ve selem. duke thënë: Kush lufton në rrugë të Allahut sa koha mes dy mjeljeve të deves, i është bërë obligim hyrja në xhenet. 9

Transmeton Muslimi në kaptinën:” mbi atë se shehidi është në xhennet” nga libri i udhëheqjes, nga Enes Bin Maliku radiallahu anhu i cili tha: Pejgamberi salallahu aleji ve selem. dhe shokët e tij shkuan për në Bedër, aty arritën para mushrikëve, pastaj erdhën mushrikët…
Pejgamberi salallahu aleji ve selem. tha: Ngutuni për në xhenet, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka.
Umeijr Bin Humami tha: O i Dërguari i Allahut, në xhenet, gjerësia e së cilit është sa e qiejve dhe e tokës?
Ai salallahu aleji ve selem. tha: Po!
Umejri tha: Behin, Behin (fjalë e cila thuhet prej së miri)!
Ai salallahu aleji ve selem. i tha: Çka të shtiu ta thuash fjalën tënde: behin, behin?
Ai tha: Pasha Allahu o i Dërguari Allahut, nuk më shtiu diçka vetëm se të jem me shpresë nga banorët e saj.
Ai salallahu aleji ve selem. i tha: Ti me të vërtet je nga banorët e saj!
Ai nxori disa hurma nga xhepi i tij dhe filloi të hajë prej tyre, pastaj tha: Nëse unë mbes gjallë deri sa të i ha këto hurma të mia, me të vërtet kjo është një jetë e gjatë!
Ai i gjuajti hurmat që i kishte me veti, pastaj luftoi ata deri sa u vra, Allahu qoftë i kënaqur me të. 10


Transmeton Nesaiu, Ahmedi dhe Bej Hakiu nga Seburate Bin Fakih radiallahu anhu i cili thotë se ka ndëgjuar Pejgamberi salallahu aleji ve selem. duke thënë: Më të vërtetë shejtani është ndal në rrugën e islamit të e pengon birin e Ademit nga ajo.Ai tha: A do të bëhesh musliman dhe do të e braktisësh fenë tëndë dhe fenë e prindërve tu?
Ai e kundërshtoi atë dhe u bë musliman dhe Allahu e fali.
Pastaj ai ndalet dhe e pengon atë në rrugën e hixhretit.
Ai i thotë: A do të bësh hixhret, a do ta lësh shtëpinë tënde, tokën tënde dhe qiellin tënd?
Ai e kundërshtoi atë dhe bëri hixhret.
Ai pastaj ndalet dhe e pengon atë në rrugën e xhihadit dhe i thotë: a do të bësh xhihad, do të shkatërrosh veten dhe pasurinë tënde, do të luftosh dhe do te vritesh, do të martohet grua jote dhe do të ndahet pasuria jote?
Ai e kundërshtoi dhe bëri xhihad.
Pejgamberi salallahu aleji ve selem. tha: Kush e vepron këtë dhe vdes është hak për Allahun të e fus në Xhennet! Nëse fundoset, Allahu e ka obligim të e fus në xhenet, apo bie nga ndonjë kafshë (mjet transportues) Allahu e ka obligim të e fus në xhennet. 11

Transmeton Bezari nga Muhamed Bin Habib El Misri radiallahu anhu nga Pejgamberi salallahu aleji ve selem. se ka thënë: Nuk do të ndalet hixhreti përderisa luftohen qafirët. 12

Ky hadith është argument mbi obligueshmërinë e xhihadit, ndërsa nuk është argument për obligueshmërinë e hixhretit. Kuptimi kësaj është se çdonjëri i cili beson dhe i lufton qafirët, ai u bashkëngjitet muhaxhirëve në vlerë edhe nëse nuk ka bërë hixhret nga shteti i tij.
Ibni Ebi Shejbe në Musanef transmeton nga Omer Ibni Hatabi radiallahu anhu i cili ka thënë: Po të mos ishte të eci në rrugë të Allahut, apo të e vendoj ballin tim në dhe për Allahun, apo të ulem me disa njerëz të cilët i zgjedhin fjalët ashtu siç zgjedhën hurmat e mira, do të kisha dashur të shkoja tek Allahu. 13

Transmeton Ibni Ebi Shejbe nga Halid Bin Velidi radiallahu anhu se ka thënë: Një natë në të cilën na dhurohet një nuse të cilën e dua, apo të përgëzohem në te më një djalë kjo nuk është më e dashur tek unë se një natë shumë e ftohtë me shumë akull të jem në një ekspeditë të e befasoj armikun në mëngjes, pra kapuni për xhihadin. 14

Halid Bin Velidi po ashtu ka thënë: Më të vërtet xhihadi në rrugë të Allahut më ka penguar te lexoj nga shumë pjesë prej Kur’anit. 15
Khattab
Khattab
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 17
Points : 36
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi