Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koha dhe vendi prej kur bëhet nijet Haxhi

Shko poshtë

Koha dhe vendi prej kur bëhet nijet Haxhi Empty Koha dhe vendi prej kur bëhet nijet Haxhi

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 18, 2010 4:32 pm

Koha dhe vendi prej kur bëhet nijet Haxhi

Kohë e përcaktuar për haxh është ajo të cilën e ka përcaktuar Allahu teala në Kur'an ku thotë: "Haxhi duhet të kryhet në muajt e caktuar ,e ai që e kryen haxhin mos të shajë as mos të bëjë mëkate dhe as polemika gjatë kryerjes së haxhit" (bekare 197).
Muajt e përcaktuar për haxh janë:Muaji sheëal,muaji Dhul Kaade,dhe dhjetë ditët e para të muajit Dhil Hixhxhe,pra ai që e veshë ihramin për kryerjen e haxhit në këta muaj ai duhet t'I përmbahet rregullave që I kërkon kryerja e haxhit prej fjalëve dhe veprave,të angazhohet me punë të mira dhe të mundohet të jetë sa më I sinqertë.
-Haxhi gjithashtu I ka edhe disa piknisje dhe kufij tek të cilat duhet të vishet ihrami dhe se nga aty e tutje nuk I lejohet haxhiut t'I afrohet Mekkes pa ihram,këto vende I ka sqaruar Pejgamberi alejhi selam në një hadith të cilin e transmeton Ibni Abbasi r.a se ka thënë:" Ka caktuar Pejgamberi alejhi selam për banorët e Medinës (pikën tek e cila duhet të vishen ihramet) ajo quhet Dha el-
Hulejfete, kurse për banorët e Shamit (Siris , Palestinës,Joradanit, Egjiptit) vendin që quhet El-Xhuhfete,kurse për banorët e Mexhdit vendin që quhet Karne el-Menazili,për banorat e Jemenit vendin që quhet Jelemlem , dhe ka thënë këto janë (vendet në të cilat duhet të vishen ihramet) për banorët e këtyre vendëve dhe të tjerët që vinë nga këto drejtime e që nuk janë banorë të këtyre vendëve,kurse për të tjerët pika e tyre është vendi nga I cili nisen ,pra banorët e Mekkes fillojnë nga Mekkeja" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi). Kurse në një hadith tjetër ka thënë Pejgamberi alejhi selam:"Kurse për banorët e Irakut (vendi ku duhet të vishen ihramet është) Dhatu Irk" (transmeton Imam Muslimi).
Urtësia në caktimin e këtyre pikave është nderimi dhe rrespektimi I Shtëpis së Shenjët Qabes.
*Pra kalimi I këtyre vendëve pa e veshur ihramin është haram për ate I cili synon të kryej haxhin apo umren .
*E ai që nuk kalon nga këto pika e veshë ihramin atëherë kur mendon se është afër tyre apo në drejtim të tyre vendeve që janë të përcaktuara për veshjen e ihramit, poashtu ata të cilët udhëtojnë me airoplan duhet që të përgaditen nga shtëpit e tyre në mënyrë që kur të arrin në pikat e caktuara të bëjë nijet dhe ta veshë ihramin sepse nuk lejohet vonimi I tij si p.sh ta veshë ihramin në momentin kur të zbret në Xhidde,ashtu sikur që veprojnë disa haxhinjë,ngase Xhiddeja nuk është për ta vendë I caktuar për veshjen e ihrameve,përpos se për banorët e Xhiddes,dhe kush nuk e veshë ihramin në vendin e caktuar ai e ka lëshuar një obligim-vaxhib dhe për këtë duhet të shpaguaj .
Ka disa gabime për të cilat duhet të njoftohen haxhinjët e mos t'I veprojnë ato si p.sh një haxhi thotë para veshjes së ihramit është sunnet të pastrohemi,dhe unë nuk kamë mundësi pastrimi në airoplan dhe në këtë mënyrë e shtyen veshjen e ihramit deri sa të zbret e të pastrohet,të tillët duhet ta dinë se kuptimi I ihramit është nijeti dhe fillimi për kryerjen e riteve të haxhit,kurse pastrimi është vetëm një nga sunnetet e tij të cilin haxhiu mundë ta bëjë kur të niset nga shtëpia e tij,poashtu mundë ta veshë ihramin edhe pa u pastruar.
*Është obligim për ate I cili e ka kaluar pikën e caktuar pa e veshur ihramin që të kthehet përsëri tek vendi I caktuar dhe ta veshë atë ,ai që nuk vepron kështu obligohet që të shpaguaj ,pra ta therrë një kurban dhe t'ua shpërndaj ate të varfërve në Mekke dhe mos të hajë nga ai asgjë.
Është obligim për qdo musliman që të interesohet për qështjet e fesë së tij dhe t'I kryej ato në formën më të mirë ashtu siq e parasheh sheriati islam prej tyre pra edhe vendet prej të cilave duhet të veshet ihrami , të rrespektohen dhe të zbatohen ashtu siq ka urdhëruar Pejgamberi alejhi selam .

Marrë nga libri:El-Mulehas El-Fikhije
Autorë:Shejh Salih El-Fevzani
Përktheu :Ummu Jusuf
Shoqata Realiteti Islam
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi