Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur’ani – burim i udhëzimit dhe ndërtues i jetës

Shko poshtë

Kur’ani – burim i udhëzimit dhe ndërtues i jetës Empty Kur’ani – burim i udhëzimit dhe ndërtues i jetës

Mesazh nga Peace to you Wed Feb 17, 2010 4:26 pm

Kur’ani – burim i udhëzimit dhe ndërtues i jetës

All-llahu i Lartësuar e formësoi njeriun në formën më të mirë dhe pas saj i urdhëroi të gjitha krijesat që t'i nënshtrohen atij, pra, njeriut – veprës më madhështore të All-llahut.

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falënderimi e lavdërimi i takon vetëm All-llahu Fuqiplotë – Sunduesit të gjithësisë. Paqja, bekimi, begatitë dhe të gjitha të mirat e të Pasurit qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnikë që e ndoqën atë deri në frymëmarrjen e fundit e edhe pasi vdiq dhe mbi të gjithë ata njerëz që dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një!

All-llahu i Lartësuar e formësoi njeriun në formën më të mirë dhe pas saj i urdhëroi të gjitha krijesat që t'i nënshtrohen atij, pra, njeriut – veprës më madhështore të All-llahut. Shkaku i këtij (nënshtrimi) ishte se njeriu – me dijen e tij të kufizuar – diti diçka më shumë se engjujt dhe Iblisi. Ja pra, u dëshifrua ajeti kur'anor në të cilin All-llahu thotë: "...All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do!..." (Kur'an, 74: 31). All-llahu, thjesht, dëshiroi që Dëshira e Vet të qëndrojë më e larta dhe kaq! Disa prej të pranishmëve të atij Tubimi u pajtuan me faktin se All-llahu e udhëzon kë të dojë dhe e lajthit e e poshtërson kë të dojë, e disa të tjerë, në fakt, ishte një pjesëtar që u rrebelua ndaj Dëshirës dhe Procesit të Gjykatësit Suprem dhe tha që unë nuk i bëj sexhde një krijese që është krijuar prej një materiali më të dobët nga imi, por harroi se të dytë dhe të gjithë të tjerët e të tjerat janë të krijuar nga një Krijues që nuk as fillim e as mbarim, e mos të flasim më se ka ndonjë materie në Të...

Sikur të gjitha krijesat, pra, të gjithë sëbashku: njerëz, kafshë e sende, të merrnin vendim që t'ia prishnin Planin All-llahut, nuk do të kishin pasur mundësi të bëjnë as një gjë më të vogël se copëza e atomit! Plani i Tij, pra, qe që të vijë një mëkëmbës i Veti në tokë. Engjujt duke e ditur se njeriu do të jetë gjakderdhës e prishës i rendit në tokë, në një farë mënyre, protestuan kur Zoti ua kumtoi lajmin e krijimit të halifit. Megjithatë, ua bëri me dije se Ai di gjithçka dhe u tha të rikujtojnë se ata nuk i dinë absolutisht të gjitha gjërat dhe fshehtësitë.

Në mesin e njerëzimit, All-llahu i selektoi më të mirët e tij (njerëzimit), në krahët e të cilëve do të jetë i vendosur Mesazhi, nga i cili Mesazh dridheshin kodrat e shkapërderdheshin gurët! Prej tyre, e përcaktoi njërin që do të jetë udhëheqës i tërë të dërguarve dhe i tërë njerëzve të botës – Muhammedin alejhi selam. Atij ia dha cilësitë më të mira që do të kishte mundur ndonjë qenie njerëzore t'i ketë. E pajisi, mbi të gjitha, me moral të lartë, me aso vlera që në atë kohë në gadishullin Arabik ishin gjëra (vlera) ende të panjohura. Sa mrekullueshëm që e ka bërë! Vërtet, Ai është më i Madhi! Si nismë, qysh para se t'i shpaloset profetësia, ishte që në mesin e njerëzve e bëri sinonim të së mirës! Më tej, është për t'u habitur se ardhja e tij i gëzoi të gjithë, madje edhe më të pacipët! Mandej, pas një periudhe të caktuar kohore, vazhdimësia e Planit të të Madhërishmit ishte që t'i vijë Xhibrili me fjalën më të artë të të gjitha kohërave: "Lexo!". Si rrjedhojë, iu çrregullua gjendja të Dashurit tonë për disa çaste ngase vinte nga një Dërgues jo i rëndomtë dhe nga një Postier jo me kapelë me formë cilindrike e me biçikletë! Pra, ai moment njihet si fillim i shpalljes së Kur'anit Famëlartë, i cili është aq i dhimbshëm saqë nuk dëshiron që vepra më madhështore e Madhështorit të përfundojë në zjarr dhe madje dëshiron që edhe teksa janë në këtë botë kalimtare, atyre t'ua ndërtojë një jetë sa më të rehatshme.
Muhammedi alejhi selam ka thënë në një hadith se: "Po t'i kishit zemrat e pastërta, do të shihnit përtej qiejve!". E barrierë e mospastërtisë së zemrës është, padyshim, imani ynë i ulët. Edhe në bazë të deduktivitetit – metodës së Aristotelit, e edhe në bazë induktivitetit – metodës së Bekonit, arrijmë në konkluzë se pa dituri nuk ka as besim. Rrjedhimisht, pra, me vetëdije të plotë gjykojmë se dituria jonë është e vogël, po dituria ndaj Kur'anit është ende më e vogël! Jo rastësisht, Muhammed Abduhu (All-llahu e mëshiroftë!) një herë patë thënë: "Kur'ani qenka beqar!". Është për t'u çuditur se pas gjithë atyre herave që ky dijetar e lexoi tërë Kur'anin Famëlartë dhe pas gjithë atyre analizave që ua bëri komenteve që u shkruan nga dijetarë të shquar për t'i dëshifruar Fjalët e All-llahut, ai në një mënyrë jo të zakonshme, rrespektivisht me britmë, deklaroi se Kur'ani ende është i paprekur për nga thesari i vet i diturive që gjenden në të.

Historianët dhe analistët e botës çuditen se si Muhammedi alejhi selam – një njeri që u rrit pa mbikëqyrjen e prindërve biologjikë, arriti t'ia ndërrojë ngjyrat botës dhe pastaj në të të rrënjosë rrënjë të thella që nuk do të ketë mundësi askush t'i ç'rrënjosë deri në Ditën e Shkatërrimit, kur asgjë më nuk do të jetë e aftë të qëndrojë në këmbë... All-llahu i Lartësuar ia dha udhëzimin atij që në fenë e Tij të thirrë me butësi dhe me urtësi: "Ngrihu dhe tërhiqua vërejtjen (duke i thirrë)!" (Kur'an, 74: 2). Në fillim, ai i thirrte vetëm fshehurazi dhe individ për individ. Të parët që e pranuan ishin shumë pak veta, mirëpo transmetohet se ata nuk kanë lëvizur nga vendi derisa i kanë mësuar përmendësh 10 ajetet aktuale që i zbriste All-llahu dhe përveç kësaj, edhe kuptimin ua mësonin. Si punë të tretë në rendin e ditës e kishin edhe praktikimin e asaj dije që i vinte prej qielli. E ne e kemi në dorë, totalisht të gatuar e të komentuar dhe prapë kërkojmë "gatesa" të tjera...! Rabije Adavija (All-llahu e mëshiroftë!) në mënyrë sarkastike i përqeshte të marrët duke u thënë: "O ju të mjerë, edhe sa kohë do të trokisni në një derë që është e hapur?".

Vallë, a ka fytyrë dikush të thojë se Kur'ani ka lënë disa punë të gjymta? E prej të prishurve ka të atillë që shprehen si vijon: "Kur'ani ka qenë "bombë" për një kohë, mirëpo në këtë shekull, shkenca dhe teknologjia janë triumfuese, kështuqë...!". Subhanallah! Përderisa, shekuj më parë, disa "të mençur" pretendonin se Toka është pllakë dhe është e vendosur në shpinën e tre balenave të mëdha, pastaj përgatitnin broshura e mbanin ligjërata që t'u thonë njerëzve të mos bëjnë shumë rëndesa në këtë "pllakën" me qëllim që balenat mos të lodhen, sepse përndryshe na hudhin poshtë...dhe na kënaqnin me shumë e shumë fantazira të ngjajshme, në atë kohë, Vetë Krijuesi i gjithësisë me gjithë çka ka në të, në Librin e Tij tha: "Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka..." (Kur'an, 30: 25). E me këtë ua mbylli gojën murgërve, njëherë e përgjithmonë, që shpiknin gjëra për interesin e vet personal. Ndonëse ata ishin me dijeni se janë qenie njerëzore, që do të thotë se kanë nevoja biologjike e sociale, megjithatë qepeshin vetëm pas aspektit shpirtëror, ndërsa aspekti biologjiko-reproduktiv dhe ai material harrohej në tërësi. Kur'ani u thotë: "...Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra! E nëse i frikoheni padrejtësisë ndaj tyre, atëherë vetëm me një!..." (Kur'an, 4: 3), ndërsa ata donin t'i "tregojnë" All-llahut se përmbahen nga epshi, kështuqë ky ajet nuk kishte vlerë për ta! Materialistët janë të vendosur në pikën tjetër ekstreme, që do të thotë se e bënin dhe e bëjnë të kundërtën nga këta "të zhyturit" në adhurim. Pra, ata synim të parë dhe të fundit e kanë vetëm përfitimin material duke harruar se një ditë do t'i shkapërderdhen kockat dhe pastaj prapë do t'i rikompletohen. E Kur'ani Famëlartë nuk e lë ithtarin e vet në lloç! Ai ia ndërton jetën atij me tullat më të forta që mund të ekzistojnë. Pra, ai porosit që besimtarët të kenë barazpeshë në të gjitha çështjet, pa mos u dhënë shumë pas njërës dhe duke mos e harruar as tjetrën. All-llahu në Librin e Tij thotë: "O ju që besuat! Mos i ndaloni të mirat që për ju i lejoi All-llahu dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit)!" (Kur'an, 5: 87).

A thua vallë a vetëm kaq? A vetëm të na rregullohet jeta sa të jemi në jetë? Përkundrazi, o ti njeri i nderuar që po i lexon këto shkronja! Qëllimi i jetës nuk është që të jetojmë përjetësisht, por të vdesim njëherë e pastaj amshueshmëria të vijë në rend. E si rrjedhojë, pra, Kur'ani nuk e ka vënë tërë potencialin e vet vetëm në një segment, rrespektivisht në kamje të një jete shpirtërisht të rehatshme derisa jemi në këtë jetë! Përndryshe, All-llahu thotë: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë!" (Kur'an, 51: 56). Shumë e qartë pra, qëllimi ynë primar është ta adhurojmë Atë që e meriton një gjë të tillë. E jeta e kësaj bote është ferr për neve, kështuqë përse vallë të synojmë të jemi të përjetshëm për të?! Le të jetë kjo botë për ata që tani ajo konsiderohet si parajsë në krahasim me atë se çfarë do t'i gjejë në botën e ardhshme! Përfundimisht, pra, Kur'ani na ndërton edhe të ardhmen. Le ta thojë ndokush, tani titullin e ndonjë libri që është më dashamirës ndaj lexuesit të vet se ky libër! Le të gjejë ndokush ndonjë libër, kaptina e të cilit fillon me "a,b,c", sikurqë shumë kaptina të Kur'anit fillojnë me shkronjat arabe si: elif, lam, mim e kështu me radhë! Le të gjejë ndokush ndonjë libër që për 14 shekuj të tërë nuk ka pësuar përmirësim e as ndonjë ndryshim tjetër! Analizojeni se çfarë i kanë bërë Biblës! "Të gjorën" e lodhën me ndryshime, modifikime e me përmirësime me qëllim që të jetë sa më shumë në trend me kohën...! Me siguri se ajo është duke rënkuar, po ne s'e dëgjojmë... Tërë ditën librat e psikologjisë dhe të filozofisë së kotë le të mundohen t'i shërojnë të sëmurët me sëmundje shpirtërore, por kot e kanë! Le të ngjallen edhe 100 Sigmund Frojda të tjerë me lloj-lloj psikanaliza të reja e të sofistikuara, se askush nuk mund t'i bëjë konkurrencë Librit të All-llahut! Nëse, eventualisht, ndodh që të shërohet ndokush në duart e me teoritë e tyre, megjithëse shërimi është në Dorë të All-llahut, prapë pacienti në fjalë nuk është i shëruar, ngase ai (shërim) është thjesht dislokim prej në errësire në ndonjë tjetër, kurse Kur'ani synon që: "...t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë...!" (Kur'an, 33: 43). Tani le të bëjmë një retrospektivë se cili psikanalist apo psikanalizë e ka përmendur errësirën në shumës dhe dritën në njëjës!!!

E lusim Atë që duhet lutur që të na udhëzojë në atë rrugë që Ai e ka paraparë për robin e Vet! I lutemi gjithashtu Atij që t'i koordinojë hapat tona me Koordinatat e Tij precize dhe rrjedhimisht të na hapë edhe sytë e zemrës sonë, mirëpo, prapëseprapë, çështje primare i kemi sytë e ballit, pasi, në një farë mënyre, jemi duke u bërë si ata "largpamësit" që ajo robëresha e All-llahut i porositi që të mos trokasin në derë ngase dera ishte e hapur...


Burimi:Www.Mesazhi.Com
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi